Zv/ministrja e Kulturës së Shqipërisë Valbona Shujaku rrëfen eksperiencën mbresëlënëse në Turqi

‘Të mësosh turqishten dhe kulturën turke në klasë dhe më pas të dalësh në dritare dhe të shohësh mrekullitë e Stambollit është një ndjenjë e pa përshkrueshme.’ Këto ishin vetëm pak fjalë të  shkëputura nga zëvëndësministrja e Kulturës së Shqipërisë, Valbona Shujaku, gjatë pjesëmarrjes në një nga aktivitetet e nismës së takimeve me personalitetet e organizuar nga Instituti Yunus Emre në Tiranë.

Të flasësh për kulturën turke dhe aq më shumë për ndjesinë dhe përjetimet e një vizite dhe aq më shumë, të një qendrimi në Turqi, patjetër që është shumë e vështirë. E tillë duket se ka qenë edhe për Shujakun pasi gjatë bisedës është munduar të zgjedhë me ‘piskatore’ disa fjalë rreth temës së saj të sotme në ambientet e Yunus Emre, ‘Përshtypje nga Turqia’.

Gjuhën turke e dija, por jo si ajo e Turqisë. Isha mësuar me këtë kulturë, por jo aq nga afër sikurse e përjetova atje, thotë Shujaku, e cila nuk e fsheh mahnitjen ndaj këtij vendi gjatë tregimit për eksperiencën e përjetuar atje. Ndërsa duke ndarë disa nga ato që i kanë lënë më shumë përshtypje në këtë vend ajo thotë: “Muzeu i Arkeologjisë në Ankara është një prej muzeve më të mira që kam parë ndonjëherë. Që nga radhitja e eksponatave, ndriçimi, vendosja, të gjitha ishin në mënyrë ekselente. Shteti turk bën një investim shumë të madh në kulturën e vet, shpërndarjen e kulturës, por dhe në investimet e ruajtjes së kulturës.”

Shujaku e quan ekperiencën e saj në këtë vend si një vlerë e shtuar, ndërsa vë në dukje se Stambolli sipas saj ka një energji magjike që e tërheq dhe magjeps.

Duke vënë theksin tek rëndësia e mësimit të gjuhës turke ku cilëson se mësimi i saj është një mundësi e mirë edhe ekonomike, Shujaku ka thënë se për të e një rëndësie shumë të veçantë është edhe arkivi Osman i cili është një thesar edhe për vendet që kanë pasur të bëjnë me shtetin Osman, por sipas saj nëse nuk di turqisht është e vështirë të mësojnë ata që nuk njohin gjuhën. Sipas saj populli turk është i vetëdijshëm për pasuritë që ka dhe dinë shumë mirë ti përdorin ato për të mirën e tyre, për të mirën e ekonomisë dhe zhvillimit të kulturës së tyre.

Vlen të theksohet se Instituti Yunus Emre në Tiranë zhvillon vazhdimisht aktivete të kësaj natyre, ku mund të veçojmë tema si “Marrëdhëniet turko-shqiptare”, “Turqizmat e përbashkëta në gjuhët e Ballkanit”, “E shkuara, e sotmja dhe e ardhmja e turqishtes në Shqipëri”, etj.

Postime te ngjashme