Zjarri shkatërron një qytet të tërë, 10 mijë njerëz mbesin pa shtëpi

Zjarri pyjor shkatërroi qytezën Paradise në shtetin federal të Kalifornisë në SHBA.

Paradise ndodhet rreth 290 kilometra nga San Francisko.

Zjarrfikësi Scott McLean konfirmoi se më shumë se 1.000 shtëpi u shkatërruan në Paradise, ku jetojnë rreth 27.000 banorë. Ai theksoi se më shumë se 10.000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Era e rëndon gjendjen në atë zonë dhe ende nuk dihet nëse ka viktima në njerëz. Zjarrfikësit ende nuk kanë hyrë në zonë.

Shefi i ekipit zjarrfikës të zonës Butte, Darren Read, tha se gjatë shuarjes së zjarrit janë plagosur dy zjarrfikës dhe një numër i madh civilësh.

Zëvendësguvernatori i San Franciscos, Gavin News konfirmoi se në Kaliforninë Veriore është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Në zjarret që shpërthyen gjatë verës në Kaliforni, qindra mijëra dynym tokë u shkatërruan.AA

Postime te ngjashme