Zbulohet skenografia e emisionit ‘Familja’ të Turjan Hyskos

Nis të dielën në TV Klan, emisioni më i ri i Turjan Hyskos për të cilin është komentuar shumë në media. “Familja” do i dedikohet tërësisht familjes ashtu si emri. Ditën e sotme Orinda na ka zbuluar sesi do duket skenografia e emisionit duke postuar një foto në Instastory ku shfaqet në mes të skenës moderne me kolona, rrathë e katrorë që të japin idenë sikur je brenda një loje.

Në një intervistë për “tvklan.al” pak javë më parë Turi zbuloi se si do funksionojë emisioni.

“Familja” do të luajnë dhe do jetë e përbërë nga katër ose tre anëtarë. Duhet të ketë fëmijë mbi moshën 10-vjeçare, që të bëjnë lojërat tona. Familja duhet të ketë dëshirën për të luajtur, si dhe duhet të kenë mbi të gjitha të ngulitur në kokë që familja është e shenjtë. Aty do të fitohen para. Raundi i fundit është i gjithi me para kesh. Brenda një nate luajnë katër familje dhe fiton njëra. Të katërta këto familje do të përballën me njëra-tjetrën. Të katërta këto familje fitojnë çmime në vetvete, pra askush nuk del i humbur. Familja në fund rrezikon të ngelet dhe pa asnjë gjë, ose të fitojë shumë, kjo është pjesë e formulës së emisionit. Janë realizuar lojëra të mëdha fizike, skena është gjigande e përgatitur nga Gaetano Castelo. Besoj se do ia lemë kohës, do të rritet dhe do të maturohet rrugës”, ka treguar Turi.

Postime te ngjashme