“Xhenet” më në fund prezanton të dashurin e saj

Eshtë kthyer në një nga aktoret më të dashura për audiencën shqiptare. Mjaft profesioniste në rol aktorja protagoniste e serialit “Xhenet” ka shkëlqyer me performancën e saj.

24-vjeçarja, Almila Ada, jo vetëm që është një aktore profesioniste, por edhe një balerinë e cila së fundmi po realizon ëndrrën e saj prej vitesh duke hapur një qendër baleti për të mësuar të apasionuarit e kësaj fushe.

Krahas anës profesionale, po në lidhje me jetën e saj sentimenale çfarë dinë fansat e aktores “Xhenet”?

Në fakt “Xhenet” është mjaft e kursyer kur bëhet fjalë për jetën private. Megjithatë ditën e sotme ajo ka dalë nga rutina dhe ka prezantuar për fansat të dashurin e saj. Në foto ata duken mjaft të dashuruar. Nuk kanë as munguar komentet dhe komplimentet e fansave.

Frekuenca.com

Postime te ngjashme