Vjen ndihma e parë nga të huajt për shmangien e përmbytjeve në Shqipëri

Një delegacion i ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Turqisë, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, në kuadër të projekteve dhe studimit të terrenit për të shmangur përmbytjet. Në këtë vizitë merr pjesë zëvendësministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Akif Özkaldı

Gjatë takimeve me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO), u diskutua për projektet dhe studimin e terrenit për të shmangur përmbytjet në Shqipëri në të ardhmen, ku Özkaldı tha se qëllimi i vizitës së delegacionit është për të parë nga afër se çfarë mund të bëjnë rreth përmbytjeve që kanë ndodhur 2 vitet e fundit në Shqipëri dhe për bisedime në lidhje me temat se ku mund të bashkëpunojnë.

“Dje në mëngjes erdhëm këtu për të parë se cfarë mund të bëjmë rreth përmbytjeve që kanë ndodhur 2 vitet e fundit këtu në Shqipëri dhe për bisedime në lidhje me temat se ku mund të bashkëpunojmë. Përgjatë lumit Vjosë e dini, vitet e fundit ka pasur shumë përmbytje. Dje në mëngjes shkuam bëmë disa studime te lumi Vjosa. Më vonë zhvilluam një vizitë në hidrocentralin i cili po ndërtohet nga kompani turke. Në mbrëmje bëmë një vlerësim të përgjithshëm me ambasadorin tonë. Sot me kryetarin e dhomës së tregëtisë dhe industrisë dhe antarët e saj bëmë një vlerësim rreth mundësive,investimeve,bashkëpunimeve që mund të bëjmë në ditët në vijim në Shqipëri. Pak më vonë do të shkojmë në zonën e Shkodrës për të bërë vlerësimet e nevojshme dhe më vonë në orën 17:30 kemi një takim me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”.

Özkaldı: Me Shqipërinë ka bashkëpunim të mirë, por duhet ta zhvillojmë vazhdimisht

Zëvendësministri Akif Özkaldı gjatë takimeve gjithashtu foli dhe për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë, ku vuri theksin tek bashkëpunimi i mirë dhe prespektiven e rritjes së investimeve në Shqipëri. “Mendojmë se ndikojnë për mirë. Po të shikojmë historinë, marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë gjithmonë kanë qenë të mira. Kanë vazhduar në mënyrë miqësore. Ka një bashkëpunim të mirë tani, por duhet ta zhvillojmë vazhdimisht. Edhe pak më parë e pamë në mbledhje.  Ka shumë firma turke këtu që zhvillojnë aktivitetet në fusha si energji, mjekësi, sektori bankar, inxhinieri dhe në shumë sektore të tjerë. Mund ti rrisim këto. Këto takime do të kenë gjithashtu një ndikim pozitiv në rritjen e këtyre”, tha Özkaldı.

Ndër të tjera zëvëndës ministri Özkaldı foli për fushat ku kund të investojë Turqia në Shqipëri, të cilat sipas tij, janë të shumta. “Sigurisht turqia mund të bëjë shumë gjera për Shqipërinë. Nga sektorët që përmenda më sipër, për shembull sektori i inxhinierisë mund të zhvillohet. Për të bërë infrastukturën e ndërmarrjeve sa më efektive mund të sigurojmë mbështetje inxhinierike. Si ministri mund të ndihmojmë me trajnime. Mund të bashkëpunojmë për të kryer projekte së bashku. Në Turqi kemi shumë kompani të mëdha ndërtimi. Edhe në sektoret e tjerë kemi kompani të mëdha. Mund të ftohen këtu. Këtu ka investime por mund të risim volumin e tyre. Në fushën e peshkimit përshembull. Pak më parë na i shpjegoi një kolegu ynë këtu. Ka ardhur nga Turqia dhe ka krijuar komaninë e tij këtu sipas ligjeve shqiptare. Dhe në të njëjtën kohë eksporton në shumë vende të Evropës. Këto mund të përmirësohen. Për mendimin tim ka shumë punë për të bërë në këta sektorë këtu. Përvojën e Turqisë në teknologji, menaxhim, inxhinieri dhe fuqi pontore mund ta sjellim këtu”, u shpreh së fundmi Özkaldı.

Frekuenca.com

Postime te ngjashme