Varrimi i Kacifas, protestuesit bllokojnë rrugën në Gjirokastër

Protestuesit të cilët morën pjesë ditën e sotme në varrimin e Kostandinos Kaficas, minoritarit grek që u qëllua për vdekje nga forcat RENEA pas një dyluftimi me armë, kanë bllokuar rrugën nacionale në Gjirokastër.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për BalkanWeb se protestuesit  bllokuan rrugën për disa minuta duke shkaktuar trafik të automjeteve.

Pelegrinazhi u nis nga varrezat me flamurin e madh ku shkruhejEpiri është Greqi, përshkuan gjithë rrugën dhe dolën më autostradë

Me ndërhyrjen e policisë, protestuesit u larguan duke liruar kështu rrugën.

Postime te ngjashme