Valë arrestimesh në Arabinë Saudite

 

 

Valë arrestimesh në Arabinë Saudite

 
Pretendohet se janë arrestuar një numër i madh ish-ministrash të cilët kanë qenë në mesin e ministrave që u shkarkuan nga detyra e tyre në Arabinë Saudite, pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

Sipas një lajmi të publikuar në Al-Arabija, pretendohet se komisioni për luftën kundër korrupsionit nën kryesimin e ministrit të Mbrojtjes dhe princit të kurorës, Muhammed bin Selman, ka arrestuar një numër të madh ish-ministrash dhe emirëve.

Teksa nuk janë dhënë informacione në lidhje me emrat e të arrestuarve, vihet në dukje se në mesin e tyre është edhe një grua dhe bëhet e ditur se këto persona janë arrestuar për korrupsion.

Ndërkohë nga autoritetet zyrtare ende nuk është bërë ndonjë deklaratë.AA

Postime te ngjashme