U pinë 7.7. milionë litra birrë, 6000 persona ranë në koma

Në festën e tetorit në Mynih të Gjermanisë gjashtë mijë vetë ranë në një koma alkoli.

Festa e mbajtur në Mynih, që zgjati 16 ditë, përfundoi me shifra rekord. Përgjegjës i festivalit, Josef Schmid, tha se moti i mirë qe një faktor i rëndësishëm i cili mblodhi shumë njerëz anë e kënd botës.

Konsumi i tepërt i birrës shkaktoi sjellje të dhunshme. Një 42-vjeçar humbi jetën si rezultat i një konflikti mes dy personave. Shumë ngjarje kanë përfunduar në spital ose në komisariatin e policisë.

Sipas burimeve zyrtare 6000 persona kaluan në koma për shkak të alkolit. Në festival morën pjesë 6 milionë e 300 mijë persona dhe janë pirë 7.7.milionë litra birrë. Mynihu u popullua nga turistët të ardhur nga SHBA, Angli, Austri, Francë, Zvicër, Holandë dhe Itali.

Frekuenca.com

Postime te ngjashme