Turqia “tmerron” grekët. Ja arsyeja…

E gjithë bota është vënë në lëvizje për gjetjen e burimeve të reja të naftës dhe gazit, ndërsa dihet botërisht që deti Mesdhe është një nga depozitat më të mëdha të arit të zi dhe gazit natyrorë në botë dhe i cili është ende i pashfrytëzuar.

Si rrjedhojë vendet që lagen nga ky det janë si me fat ashtu edhe përballë një rreziku pasi pasuria me naftë dhe gaz përkthehet ndryshe edhe ‘mollë sherri’ mes vendeve fqinje dhe fuqive të mëdha për ndarjen e ‘pastës’.

Kështu prej kohësh Greqia ka nisur bisedimet dhe kërcënimet për të tentuar të sigurojë hapësirat e saj detare dhe pse jo nëse është e mundur t’i zgjërojë ato në kurriz të vendeve të tjera në mënyrë që të përfitojë sa më shumë nga kjo ‘pastë’.

Përkundër Shqipërisë të cilën ata e konsideron ‘të dobët’, Greqia po has në një kundërshtim real dhe të madh të Turqisë përsa i përket tentativave të fundit.

Turqia jo vetëm që nuk po lejon zgjerimin e kufijve detarë të Greqisë me vehten e saj, por duket dukshëm edhe me deklaratat e Shefit të Diplomacisë së këtij vendi, Mevlüt Çavuşoğlu për mbrojtjen edhe të hapësirave detare të vendit të tyre mik, Shqipërinë. Duke parë gjithë këtë situatë duket se Greqia e cila ka marrë pas shpatullave Egjiptin dhe Izraelin, nuk do ta ketë të lehtë të marrë më shumë se sa i takon nga gazi i Mesdheut.

Megjithatë nuk mjaftojnë replikat dhe presionet. Turqia së fundmi pas anijes së parë që bënte kërkime në detin Mesdhe, tashmë ka një anije autentike me të cilën ka nisur shpimet për nxjerrjen e naftës. Turqia duket se tashmë nuk do të luaj rolin e monitoruesit, por dëshiron dhe është aktive edhe në terren.

Anija e shpimit e gjeneratës së re  ‘Fatih’ e cila u bë bjesë e inventarit të Turqisë, me pjesëmarrjen e ministrit të energjisë dhe burimeve natyrore Fatih Donmez këtë javë do të fillojë shpimet sëshpejti.

Këtë fakt e ka pohuar ministri turk i Burimeve Natyrore dhe Energjisë, Fatih Donmez në samitin e 9 të Energjisë mbajtur në Antalya, duke thënë se anija e parë turke e shpimit “Fatih” ka filluar punimet në det të hapur në Antalya. “Anija jonë në fund të muajit do të bëjë shpimin e parë në detin mesdhe. Shpresojmë që  flotës sonë së shpejti t’i shtojmë dhe anijen e dytë.

“Shpim në një thellësi prej 12 mijë e 200 metra” është shprehur ai në fjalën e tij.

Punimet e shpimit do të kryhen në det të hapur të Antalyas, në perëndim të ishullit të Qipros në një zonë ekonomike ekskluzive e Turqisë. Anija e shpimit “Fatih” do të operojë nën mbrojtjen e anijeve luftarake turke.

Anija “Fatih” e cila është një prodhim i 2011 i Koresë së Jugut quhet brezi i 6 dhe ka tiparet më të përparuara teknologjike.

Anija e shpimit “Fatih” është planifikuar të fillojë punimet me pusin Alanya-1 dhe në të do të marrin pjesë më shumë se 200 ekspertë vendas dhe të huaj.

Anija “Fatih” është  229 metra e gjatë dhe është një anije shpimi e gjeneratës së 6-të e pajisur me teknologji pozicionimi dinamik, të aftë për të shpuar nën presion shumë të lartë në një thellësi prej 12 mijë e 200 metra. Në të dyja kullat e anijes ka pajisje për shpime.

Anija shpuese ‘Fatih’, e cila është në përputhje me rregullat dhe rregulloret ndërkombëtare, është plotësisht në përputhje me standardet e sigurisë në punë dhe miqësore me mjedisin.

Frekuenca.com

Postime te ngjashme