Turkish Airlines sot me shërbimin më të mirë se kurrë

Turkish Airlines është një prej linjave ajrore mjaft popullore e themeluar qysh prej vitit 1933 me 5 aviona e ndërsa sot është një linjë fluturimi prestigjioze, anëtare në Star Alliance me një cilësi dhe shërbim të shkëlqyer. Ajo që flet më së miri për këtë është dhe raporti i fundit që e reflekton suksesin vit pas viti.

Sipas përfundimeve të muajit shtator lidhur me fluksin e pasagjerëve dhe të kargos, Turkish Airlines la pas një muaj të shkëlqyer me një performancë në total 83.4 %.
Duket se numri i pasagjerëve ka qenë gjithmonë e në rritje gjatë muajit shtator dhe duke e krahasuar me muajin e kaluar ka pasur një rritje prej thuajse 7 milionë duke e çuar shifrën e përgjithshme në 83,4%.

Krahasuar me muajin shtator të vitit të shkuar pati një rritje prej 2 pikësh lidhur me kërkesat e klientëve.
Për sa i përket dendurisë së kargos dhe postës muajt e kaluar ka pasur një trend në rritje. Në raport me muajt e vitit të kaluar ka pasur një ngritje prej 22%. Kjo rritje ka sjellë 48% kontribut në vend, 32% nga Amerikë, 23% nga Afrika dhe 20% nga Lindja e Mesme.

Lidhur me periudhën janar-shtator 2018 ka pasur një rritje prej 10% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar dhe numri i pasagjerëve është rritur me 12% duke shkuar në 58 milionë.
Raporti i dendurisë së pasagjerëve ishte 82% në periudhën janar-shtator me një rritje prej 3 pikësh. Numri i pasagjerëve vendas është rritur me 3 pikë. Ka pasur një rritje domethënëse prej 13 % të pasagjerëve të huaj.

Frekuenca.com

Postime te ngjashme