Tuba Buyukustun e suksesshme edhe në fusha të tjera, ja projekti i saj më i fundit

Aktorja turke Tuba Buyukustun është marrë me dekorimin e brendshëm të lokalit më të ri në zonën e Etiler në Stamboll, në pronësi të dashurit të saj Umut Evirgen.

Aktorja për këtë është frymëzuar nga filmi ‘Shpresa të mëdha’, bazuar në romanin e Charles Dickens.

Aktorja e suksesshme e cila këtë sezon nuk do të marrë pjesë në asnjë projekt, ka zgjedhur të jetë pranë të dashurit të saj dhe ta mbështesë atë në projektet e tij.

I dashuri i saj Umut Evirgen i besoi aktores dekorimin e ambientit të cilin e hapi në Etiler muajin e kaluar.

Biznesmeni në një postim të bërë në rrjetet sociale shkruan: “ U dorëzova para dy grave të mrekullueshme, bënë një punë të hatashme, jam shumë i lumtur dhe krenar”.

Frekuenca.com

Postime te ngjashme