Tronditëse, portieri përplas kokën, shoku i skuadrës i shpëton jetën

Pasi përplasi kokën në shtyllën e portës Romain Salin, portieri francez i Sporting të Lisbonës, ka humbur ndjenjat.

I pari që i ka dhënë ndihmën e parë ka qenë shoku i tij i skuadrës, mbrojtësi Sebastian Coates, që i ka tërhequr gjuhën për ta penguar të mbytet. Salin më pas është asistuar nga stafi mjekësor i klubit portugez.

Ai është shtruar në spital dhe është tërhequr përkohësisht nga futbolli. Episodi ka ndodhur gjatë takimit mes Portimonense dhe Sporting Lisbona, ndeshje e vlefshme për kategorinë e parë portugeze. Ndeshja është mbyllur me rezultatin 4-2 në favor të Portimonense.

 

Postime te ngjashme