Trajneri Panuçi: Ja pse i lashë në shtëpi Xhakën dhe Gashin

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuci ka filluar grumbullimin me kuqezinjtë për ndeshjet eliminatore të Botërorit kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë. Gjatë konferencës, Panuci tregoi edhe arsyet se përse ka lënë jashtë liste futbollistët Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi. Ai tha se Xhaka gaboi dhe se kjo çështje konsiderohet e mbyllur.

“E dini që Xhaka gaboi, por më telefonoi avokati i tij dhe ai. Kjo çështje e konsideroj të mbyllur dhe i pranoj faljet prej tij. Unë e vlerësova ndjesën që kërkoi për rastin konkret. Për momentin kjo është zgjedhje teknike. Gjithçka që bëj është në interes të kombëtares dhe jo në interesin personal. Jam i lumtur nëse fiton Shqipëria”- tha Panuci.

Ndërkohë sa i përket Shkëlzen Gashit, trajneri i Kombëtares u shpreh se ka bërë disa zgjedhje të tjera teknike.
“Bëra disa zgjedhje të tjera teknike prandaj dhe Gashi nuk ishte prezent. Por është një lojtar që mund të kthehet në Kombëtare”- tha ai.

Sa i përket pyetjes nëse do zgjedhë Berishën apo Strakoshën, Panuci tha se: ‘Jam shumë i lumtur sepse kam dy portierë shumë të mirë. Formacionin do ta shihni të shtunën, por janë dy portierë të shkëlqyer’.

Postime te ngjashme