“This is home”, opsioni që shikon njerëzit brenda shtëpisë

Siyava, Rajasthan, India

Google Earth ka lançuar opsionin “This is home” i cili ju lejon të shihni njerëzit brenda shtëpisë.

Shpesh keni menduar sesi është të rritesh në një shoqëri krejt tjetër apo në një vend tjetër, këtë gjë tashmë e bën të mundur Google Earth, por që të shikoni njerëzit brenda në shtëpi, kjo është risia më e fundit.

Ju mund të shikoni njerëzit në disa shtëpi “tradicionale” aneambanë botës.

Uros Titimarka, Peru

Duke përdorur opsionin e pamjeve të rrugëve, mund të hyni në një shumëllojshmëri banesash duke nisur që nga kasollet prej balte e deri tek fermat.

Kjo është parë si një eksperiencë e re, ku ju mund të “studioni” objektet, mobiliet dhe të shihni të gjithë njerëzit rreth shtëpisë.

Në këtë mënyrë ju nuk do të keni nevojë të blini një biletë avioni.

Wadi Rum, Jordan

Disa nga shtëpitë që mund të shikoni janë:

Siyava, Rajasthan, Indi

Shtëpia është në pronësi të Tej Bai. Ata janë pjesë e fisit Garasia dhe shtëpia e tyre është ndërtuar në stilin tradicional Garasia.

Uros Titimarka, Peru

Gjendet në ishullin Uros, Titimarka. Njerëzit kanë jetuar në 87 ishujt e liqenit për qindra vjet dhe nuk kanë pasur kontakt me botën moderne deri në vitin 1960.

Wadi Rum, Jordani

Kjo është shtëpia e Nasser Awwad Nasser Al Zalabiyah dhe familjes së tij. Kjo është një nga zonat, ku banorët e saj vendas mund të qëndrojnë në tokat e tyre. Kjo zonë shquhet për thatësirë të madhe.

Chengqilou, Provinca Fujian, Kinë

Është një lloj ndërtimi i popullit Hakka, kur ata u vendosën për herë të parë në këtë zonë.

Emini Uvelje, Mongoli

Njerëzit e fshatit Mongolian janë nomadë dhe shtëpitë e tyre janë të lëvizsshme. Shtëpitë janë tepër të ngrohta për shkak të materialeve të tyrë të ndërtimit.

Sembalun, Lombok, Indonezi

Kjo është shtëpia e Salminit dhe familja e tij i përket popullit indigjenë. Shtëpia është e stilit tradicional Sasak me bambu. Sembalun, Lombok, Indonesia

Namche Bazaar, Nepal

Kjo është pjesa e jashtme e shtëpisë së Kancha Sherpa. Ai është i vetmi i mbijetuar i mbetur i ekspeditës  me Sir Edmund Hillary dhe Tenzing Norgay Sherpa në Everest.  Namche Bazaar, Nepal

Igaliku, Grenlandë

Malene Egede dhe burri i saj jetojnë në këtë shtëpi dhe janë dy nga tridhjetë banorët që jetojnë në Igaliku.

Sagong Village, Malajzi

Shefi Baem dhe familja e tij jetojnë në këtë shtëpi prej bambuje . Ata janë pjesë e fisit Semai që jetojnë në pyjet tropikale të Malajzisë. Sagong Village, Malaysia

Postime te ngjashme