Tërmeti i fuqishëm shkund vendin në orët e para të mëngjesit, epiqendra…

Një tërmet 5 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi Australinë mëngjesin e sotëm.

Qendra Gjeologjike e SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit u regjistrua pranë liqenit Muir, në shtetin Australia Perëndimore, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Nuk ka raportime për viktima apo të plagosur nga tërmeti ndërsa Zyra meteorologjike e Australisë nuk ka lëshuar paralajmërim për cunami.

Tërmeti ndodhi në mëngjes dhe është ndier në një rreze prej 150 kilometrash.AA

Postime te ngjashme