Tërmeti i fuqishëm shkund vendin, 10 persona humbin jetën

Një tërmet me fuqi prej 5.9 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Haitin, shtet në Karaibe, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën të paktën 10 persona.

Sipas BBC-së, zyrtarët kanë njoftuar se të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe se një numër i madh i të tjerëve janë plagosur nga tërmeti i cili goditi pjesën veriore të Haitit.

Si pasojë e tërmetit një numër i madh i ndërtesave në Port-de-Paix, Gros Morne, Chansolme dhe ishullin Turtle janë dëmtuar.

Instituti për Hulumtimet Gjeologjike të SHBA-ve (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit prej 5.9 ballë është regjistruar 19 kilometra në verperëndim të qytetit Port-de-Paix dhe 11.7 kilometra në thellësi të tokës.

Në tërmetin 7.1 ballë i cili goditi Haitin në janar të vitit 2010, të paktën 300 mijë persona humbën jetën.AA

Postime te ngjashme