Një tërmet në fuqi prej 5,7 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur ishullin Lombok të Indonezisë.
Instituti Meteorologjik, Klimatik dhe Gjeofizik të Indonezisë (BMKG) ka njoftuar se tërmeti, epiqendra e të cilit është regjistruar 23 kilometra në veriperëndim të qytetit Mataram, është regjistruar 10 kilometra në thellësi të tokës.
BMKG dhe Qendra për Cunami për Paqësorin nuk kanë dhënë alarm për cunami pas tërmetit.
Ende nuk ka ndonjë deklaratë për viktima apo dëme të tjera si pasojë të tërmetit.
Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.
Gjatë tërmeteve me fuqi prej 6.3, 6.9 dhe shtatë ballë që në fund të korrikut dhe në gusht goditën ishullin Lombok, në Indonezi kanë humbur jetën 563 persona.AA