Ngjarja në Mat, Policia: Vrau 1 punonjës të Bashkisë dhe plagosi tre të tjerë, arrestohet autori (VIDEO)

Pak minuta pas ngjarjes së rëndë në fshatin Shelli të Matit ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë policia ka identifikuar autorin e krimi.

Sipas të dhënave nga policia autori i dyshuar është shtetasi Kujtim Koxha, i cili është shpallur në kërkim dhe forcat e policisë i janë vënë tashmë nga pas për ta kapur dhe arrestuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes viktimës, i cili ishte punonjës i bashkisë, kolegëve të tij dhe autorit.

Njoftimi i policise

Rreth orës 14:00, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna arme.

Menjëherë shërbime të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi K.K. 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasit M.H, si dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit A.H, E.A. dhe H.B.

Shtetasit E.A. dhe H.B. janë dërguar në drejtim të Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.

Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qelluar në drejtim të tyre, në një lokal.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje.

Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje.

Kapet nga Policia autori i ngjarjes në fshatin Shëlli

Pas një orë ndjekje Policia kap e prangos autorin e ngjarjes.

Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku si pasojë mbeti i vrar një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet.

Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie

 

Postime te ngjashme