Suedia mund Francën në minutat shtesë

Suedia mundi në kohën shtesë Francën duke e kaluar në renditjen e kualifikueseve të Botërorit 2018. Përfaqësuesja nordike fitoi me rezultatin 2 – 1 me përmbysje këtë sfidë të zhvilluar në Stokholm.

Pas golit të Giroud për francezët, barazoi Durmaz për suedezët pa u mbyllur pjesa e parë. Lloris gaboi në çastet e fundit të takimit duke i lejuar Toivonen të shënonte me portën e boshatisur.

Një humbje që mund të kushtojë për Francën edhe pse ka ende takime për të luajtur deri në fund.

Në Grupin A fitoi edhe Holanda 5 – 0 me Luksemburgun. Ky sukses e mban në garë për një vend në finalet e Kupës së Botës 2018. Portugalia mundi me rezultatin 3 – 0 Letoninë në Riga.

Cristiano Ronaldo realizoi 2 gola. Grupi B kryesohet nga Zvicra me pikë të plota që mundi me rezultatin 2 – 0 Ishujt Faroe.

Shënuesit në këtë përballje ishin Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Në takimet e ditës së premte befasoi Andorra me triumfin 1 – 0 me Hungarinë. Në Grupin H, Belgjika vijon të mbajë vendin e parë pas fitores 2 – 0 me Estoninë.

Postime te ngjashme