Sporti në zi/ Aksidenti fatal i merr jetën garuesit për Kupën e botës

Skiatori zviceran Gian Luca Barandun (24), garues në Kupën e Botës, ka humbur jetën në një aksident me paraglajd.

Në tragjedinë e cila ndodhi të dielën, Barandun ka humbur kontrollin gjatë uljes me paraglajdin e tij, ku si pasojë me një shpejtësi të madhe është përplasur në tokë.

Ekipet mjekësore intervenuan në vendin e ngjarjes, megjithatë përpjekjet e tyre ishin të kota, pasi Barandun ndërroi jetë.

Ai ka marrë pjesë në gara të Kupës së Botës.

Suksesin më të madh e ka shënuar në Bormio të Italisë vitin e kaluar, kur u rendit i nënti në garën e kombinimit.AA

Postime te ngjashme