Sot në Bixhoz me Dashurinë/ Anikën e lavdërojnë, Tia nga inati e fut në sherr me Shivain

Pinki zihet me gjyshen dhe nuk e pranon Anikën si nuse. Shivai zgjon Anikën dhe i thotë të bëhet gati për ritualin. Gjyshja i sjell Anikës një veshje. Tia i thotë Anikës se ajo veshje është e saj. Tia mendon se do e bëjë ajo ritualin por Pinki çuditërisht i thotë se do e bëjë Anika. Tia habitet ndërsa gjyshja lavdëron Pinkin. Gjyshja ka vendosur një unazë sipas traditës dhe Shivai dhe Anika duhet ta gjejnë. Ata e gjejnë së bashku. Tia qan nga inati. Shivai i shkon pas. Tia bën sikur është e lënduar dhe i kërkon Shivait t’ja provojë që e do.

Një çift që nuk kishte ardhur në dasmë vjen të takojë Shivain dhe gruan e tij. Ai prezanton Tian. I ftuari habitet kur sheh Tian pa varësen që simbolizon martesën. Pinki i thotë se vajzat e sotme nuk i mbajnë. I ftuari lavdëron Anikën kur e sheh që e mban e varësen shkruan revistawho. Ai e pyet Anikën çfarë i punon bashkëshorti. Anika i thotë se ai është biznesmen. I ftuari i thotë se burri i saj është me fat që ka një femër me vlera si ajo.

Shivai merr bojën e kuqe për t’ja aplikuar Tias por boja derdhet. Anika shkon me Tian në dhomë që të pastrohet. Tia kërkon një shishe por Anika i jep një tjetër. Tia akuzon Anikën se i dha spraj djegës. Ajo përfiton nga situata dhe fajëson Anikën. Shivai i thotë Anikës t’i kërkojë falje Tias. Anika thotë se nuk bëri gjë. Shivai insiston dhe pasi Anika nuk i bindet ai e hedh në pishinë./revistawho.com

Postime te ngjashme