Sot është miliardere, por dikur modelja shqiptare milte lopët

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj e cila është një nga personazhet më të komentuar, këtë të shtunë do të jetë e ftuar në “Xing me Ermalin”.

Emina është prej vitesh e martuar me biznesmenin miliarder Sam Nazarian dhe është nënë e dy vajzave.

Ndonëse sot bën jetë luksoze, Emina ka treguar në “Xing me Ermalin” se dikur milte lopët dhe lutej që një ditë të ikte.

“U zgjoja në mëngjes, milja lopët, kur isha nën lopë mendoja O Zot a do vijë ajo ditë që do iki, kurrë më mos t’i ndjej erën këtyre lopëve”, është shprehur Emina.

Por më shumë na mbetet të zbulojmë të shtunën në “Xing me Ermalin”.

Postime te ngjashme