Sonte në “Xhenet”/ Shtëpia e Xhenet merr flakë, Arzu tërbohet kur mëson se…

Gjatë shitjes së shtëpive klientëve, Melisa i bën një ulje të madhe klientëve në mënyrë të ta shesë vetë shtëpinë dhe ata të ofendojnë Xhenetin e cila ndihet keq dhe largohet e mërzitur. Selim e kupton rrengun që Melisa i ka bërë Xhenetit dhe  i thotë se është i zhgënjyer prej saj. Xhenet përpiqet të ikë por Selim e ndal dhe lëvizin së bashku me makinë. Gjyshja e Melekut shikon fotografinë e Xhavidan, e krahason me foton e  Arzusë në gazetë dhe kupton se është i njëjti person.

Duke qenë se Selim nuk është kthyer ende në zyre, Arzu shkon vetë të marrë dosjen e Xhenet nga tavolina  e tij për të verifikuar mbriemrin e saj, por nuk e gjen. Në moment vjen Melisa e cila e mërzitur i thotë se Selim është nxehur me të dhe nuk i përgjigjet në telefon. Arzu pyet Melisën për mbiemrin e Xhenetit, por as ajo nuk e di. Xhenet dhe Selim shkojnë në bregdet. Ajo i ankohet se klientët  e fyejnë rëndë. Ai përpiqet t’ia largojë mendjen nga kjo gjë duke i thënë se ajo tanime po bëhet pjesë e një projekti të rëndësishëm. Selim ble flok sheqeri dhe aty i thotë Xhenetit se i ati i blinte flokësheqeri sa herë ai qante. Xhenet i tregon se është rritur në jetimore dhe i thotë se flokësheqer i blinin vetëm nëpër festa.

Arzu bëhet keq dhe kthehet në shtëpi. Shikon shenjën e  saj në shpatull. Melisa i kërkon të bëhet gati të dalin, por ajo nuk është mirë. Melisa ia mbush mendjen.

Gjyshja e Xhenetit, mjaft e acaruar nga ajo që pa në gazetë, e gris atë dhe djeg, mirëpo pa e vënë re, zjarri fillon të përhapet. Selim e con në shtëpi Xhenetin, ndërkohë shtepia e saj ka filluar të marrë flakë.Xhenet kupton se ka rene zjarri dhe Selim hap me forcë derën. Selim shpëton gjyshen e Xhenetit dhe e nxjerr jashtë shtëpisë.

Ozlem, e dashura e Mahirit, i shkruan atij një mesazh ku i thotë se ka përgatitur një surprizë për të. Ozlem shkon në darkën ku janë ftuar familja e Melises në shtëpinë  e Selimit, por që ky i fundit nuk vjen. Xhenet dhe Selim shkojnë në spital. Selim i thotë Melisës që një shok i tij ka pësuar në aksident dhe nuk vjen dot. E ëma  e Selimit shqetësohet se mos Selimit i ka ndodhur gjë. Arzu gati sa nuk e kap Mahirin duke u puthur me Ozlem. Doktoresha i thotë Xhenetit se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe gjyshja është mirë. Selim përqafon Xhenetin dhe ndërkohë vjen Melisa. Kjo e fundit i thotë Arzusë se po  e humb Selimin.

Selim pyet babin e tij nëse kur ka qenë i vogël ka qenë ndonjëherë dëshmitar i ndonjë zjarri, ose ka rënë ndonjëherë zjarr në praninë  e tij. Xhengiz i thotë që jo. Selimit i vijnë në mendje disa fragmente nga e shkuara.

Arzu mëson se gjyshja e Xhenet quhet Mukades. Xhenet dhe gjyshja  e saj dalin nga spitali. Arzu, e cmendur nga dyshimet, shkon në spitalin ku është shtruar Mukades dhe zbulon që  Xhenet e bija. Arzu ndjek autobusin ku po udhëtojnë Mukades dhe Xhenet. Ajo gjen dhe shtëpinë ku ata banojnë. Arzusë i kujtohen momente kur banonte në atë shtëpi dhe pinte ilace që të hiqte qafe fëmijën që kishte në bark. Xhenet takon Selimin në kompani dhe i shpreh mirënjohjen e saj për ndihmën. Arzu tërbuar shkon në kompani dhe e pyet Xhenet nëse ardhja e saj aty ishte e planifikuar. Xhenet shtanget pasi nuk e priste këtë sjellje. Ajo e dëbon nga kompania dhe i kërkon të mos shkelë më aty.

Frekuenca.com

Kujdes, ndalohet kopjimi i këtij materiali pa lejen e redaksisë së ©Frekuenca.com

Postime te ngjashme