Sonte në “Xhenet”/ Arzu i ngre kurth Xhenetit, Xhengiz godet Ozlemin

Mahir i kërkon falje Melisës për faktin që nuk i ka kushtuar asaj mjaftueshëm kohë dhe i premton se do të qëndrojë pranë saj. Selim i shkon Melisës për vizitë, por Arzu nuk e lejon atë të hyjë brenda. Arzu i tregon Selimit se Melisa ka tentuar vetëvrasjen prej tij dhe i kërkon që t’i dedikojë më shumë kohë Melisës se sa Xhenetit. Selim i rrëfen Melisës se është trembur për jetën e saj, por se e do si motër. Melisa fal Selimin. Drejtoresha e jetimores nuk i jep Xhenetit asnjë informacion rreth Aliut. Xhenet pyet Selimin nëse vetëvrasja e Melisës ka lidhje me ta, por ai e mohon.
Xhengiz i tregon Arzus se Xhenet ka gjetur në shtëpinë e tyre lodrën dhe fotografinë e fëmijërisë së Aliut. Nilgyn nxehet me Xhengizin për faktin që i tregon Arzus sekretet e familjes dhe Sema e dëgjon.

Selim e shoqëron Xhenetin në punë dhe e siguron Xhenetin se Melisa ka tentuar vetëvrasje vetëm që të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.

Sema akuzon Arzun si fajtore për vetëvrasjen e Melisës. Arzu i tregon Selmës se faji qëndron tek lidhja e Xhenetit me Selimin. Arzu i ka ngritur një kurth Xhenetit në punë duke e bërë të firmosë
një dokument që nuk është i rregullt. Xhengiz mëson se Mahir po qëndron në një dhomë hoteli dhe kjo i bën përshtypje. Ozlem këshillon Mahirin të kthehet në shtëpi pranë Melisës dhe ai detyrohet të pranojë.

Selim planikon një surprizë për Xhenetin. Xhengiz shkon në hotelin ku qëndron Mahir dhe e gjen atë duke përkëdhelur Ozlemin. Xhengiz godet me shpullë Ozlemin. Arzu i jep Xhenetit të lexojë letrën e vetëvrasjes së Melisës dhe i lutet asaj të heq dorë nga Selimi.
Xhenetin e vret ndërgjegjia. Melisa i kërkon Selimit t’i bëjë shoqëri duke prishur planet që ai kishte për të takuar Xhenetin. Arzu nxit Selimin që t’i dhurojë Melisës lulet që kishte blerë për Xhenetin. Melisa mban Selimin pranë vetes duke u shtirur si e sëmurë. Selim mëson se Xhenet  është në mbledhje me Orhanin dhe bëhet xheloz.

Melisa i kujton Selimit momentet e tyre të lumtura, por ai i shmanget. Orhan i kërkon Xhenetit që të miqësohet me

Melisën dhe t’a ndihmojë atë të dal nga depresioni ku ka rënë. Xhengiz i tregon Nilgynit se Ozlem ësshtë dashnorja e Mahirit. Nilgyn nxehet me Ozlemin dhe i tregon se Selim është shumë pranë mësimit të të vërtetëës. Selim
dëgjon bisedën mes tyre dhe i kërkon llogari të ëmës. Ozlem mashtron Selimin duke i thënë se gjëja që po i fshehin atij është lidhja e saj. Orhan pyet Xhenetin nëse Melisa është e dashuruar, në mënyrë që ta nxisë atë të ndahet nga Selimi. Mukades rillon të ecë dhe flasë.

Nilgyn i kthen Xhenetit varësen dhe këshillon atë që të mos prish lidhjen e saj me Selimin për shkak të Melisës. Beste shikon Nilgynin dhe e njeh atë nga jetimorja.gazetapaloma

Postime te ngjashme