Skenari i ri, FIFA mund të dënojë Spanjën, Shqipëria shanse për Botëror

Duket një skenar që ekziston vetëm në mendjet e shqiptarëve, por përderisa prestigjozja “The Sun” e analizon një mundësi të tillë, gjithçka mund të ndodhë. Dhe nëse ndodh, Kombëtarja shqiptare ka shanse të mëdha që të jetë pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në planet. Po, kuqezinjtë mund të marrin pjesë në Botërorin “Rusi 2018” dhe kjo me “ndihmën” e FIFA-s.

Tensionet rreth referendumit të ardhshëm për pavarësinë e Katalonjës kanë shkaktuar kaos në Spanjë pas paralajmërimit se La Liga mund të mbetet pa Barcelona-n. “The Sun” shkruan se, nëse Barcelona përjashtohet nga La Liga, atëherë FIFA do të detyrohet të marrë masa të rrepta për kombëtaren spanjolle dhe ta përjashtojë për Botërorin “Rusi 2018”, edhe pse është në vend të parë në grup.

Ky do të ishte një lajm i mirë për kombëtaren shqiptare, që gjendet në grup me Spanjën në eliminatoret e këtij Botërori. Kuqezinjtë do të merrin pjesë në “play-off” dhe shanset për të zënë një vend në Botëror do ishin të mëdha. Shqipëria ndodhet në vendin e tretë dhe vështirë ta lëshojnë këtë vend. Italia mund të kualifikohej direkt, ndërsa kuqezinjtë do të shkonin në “play-off”.

Postime te ngjashme