Si të përgatisim cheesecake me çokollatë

PËRBËRËSIT

  • 300 gr gjalpë pa kripë
  • 300 gr çokollatë të zezë
  • 5 vezë
  • 300 gr sheqer
  • 100 gr sheqer të butë kaf
  • 50 gr kakao
  • 130 gr miell që fryhet vetë
  • 70 gr miell
  • 900 gr krem djathi
  • 300 gr mascarpone
  • 120 gr krem pastiçerie
  • 1 lugë çaji vanilje

UDHËZIMET

1. Në një enë shkrijmë çokollatën me gjalpin.
2. Në një enë tjetër hedhim vezët dhe i rrahim me rrahësen elektrike duke shtuar sheqerin kaf dhe të bardhë.
3. Më pas i shtojmë çokollatën e shkrirë dhe e përziejmë mirë.
4. Hedhim sipër miellin që fryhet vetë, kakaon dhe miellin normal
5. E tundim mirë brumin dhe e hedhim ta pjekim në furrë në dy tava në 180 gradë.
6. Në një enë rrahim mirë kremin e djathit me mascarpone, krem pastiçerie dhe vanilje.
7. E hedhim kremin e përgatitur mbi njërën nga copat e pjekura të kekut duke e shtrirë si një shtresë.
8. Vendosim pjesën tjetër të kekut sipër dhe e lemë të ftohet deri sa të jetë gati për servirje.

Postime te ngjashme