Si ndodhi vrasja në Vlorë, autori dhe viktima po pinin kafe bashkë

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me vrasjen e kreut të njësisë administrative në Selenicë mesditën e sotme.

Viktima dhe autori po pinin kafe, më pas autori është larguar, ka shkuar të marrë çiften dhe e ka qëlluar 64-vjeçarin duke e lënë të vdekur.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se viktima e autori kanë qëndruar rreth 30 minuta bashkë duke biseduar. Sipas dëshmitarëve autori ka qenë i nxehur pasi është çuar nga tavolina.

Viktima është 64-vjeçari Fatmir Hodo, kreu i njësisë administrative në këtë fshat.

Vritet kreu i njësisë administrative në Selenicë

 

Postime te ngjashme