Shtylla dhe penallti, por Tirana-Kukësi mbyllet pa gola

Tirana dhe Kukësi e mbyllën në barazim pa gola ndeshjen mes tyre që ngriti dhe siparin e javës së 12 në kategorinë Superiore. Edhe pse me rrjeta të paprekura, 90 minutëshi i zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” kishte një ritëm të lartë, shtylla dhe madje penallti.

Bardheblutë kishin iniciativën në nisjen e sfidës madje vetëm shtylla i mohoi një supergol Hoxhallarit pas një goditjeje të bukur nga distanca. Në limitin e gjysmë ore lojë, Rexhinaldo fitoi një penallti për Kukësin pas një faulli nga portieri.

Por sulmuesi i skuadrës mike shpërdoroi shansin e artë nga pika e 11-metrave. Në fraksionin e dytë, Tirana pretendoi për penallti me Sentamu, por arbitri akordoi vetëm goditje dënimi ndërsa sfida shkoi drejt barazimit final me rrjeta të paprekura.

Postime te ngjashme