Shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm i SHBA

Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së Jeff Sessions ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Vendimi është bërë publik nga vetë Session.

Siç shkruan BBC, vendimin për largimin e Jeff Session e ka njoftuar Departamenti i Drejtësisë.

‘Ne jemi të kënaqur që të bëjmë të ditur se Matthew G. Whitaker, shefi i kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions në Departamentin e Drejtësisë, do të bëhet Prokurori ynë i Përgjithshëm. Ai do të shërbejë mirë vendin tonë,’, bëri të ditur Departamenti i Shtetit.

Edhe presidenti Trump komentoi vendimin në Twitter:

‘Ne falënderojmë Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions për shërbimin e tij dhe i uroj atij një detyrë të re’.

Postime te ngjashme