SHBA, vizita e dytë e Melania Trump tek fëmijët e emigrantëve të ndarë nga prindërit

Vizita e dytë brenda pak ditësh e Zonjës së parë Melania Trump, tek fëmijët e emigrantëve klandestinë, që janë ndarë nga prindërit e tyre, në kufirin me Meksikën, në Tucson, në Arizona.

Në vizitën e parë Melania u shfaq me një xhaketë jeshile të errët me mbishkrimin ‘Vërtetë nuk më intereson. Po juve?, duke ngjallur diskutime. Zëdhënësja e saj tha që nuk nënkuptonte asnjë mesazh, mbishkrimi mbi xhaketë, ndërsa presidenti Trump e cilësoi një sulm ndaj mediave false.

Në takimin e dytë Zonja e parë është shfaqur elegante me një bluzë të zezë dhe pantallona të bardha.

Janë më shumë se 2300 fëmijë emigrantësh klandestinë që janë ndarë nga familjet në kufi. Urdhri i ndarjes së familjeve klandestine është pezulluar përkohësisht nga Donald Trump pas indinjatës në Kongres dhe në botë, por nuk është vendosur akoma bashkimi i tyre.

Postime te ngjashme