SHBA/ Thaçi takohet me Erdogan

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi mes dy homologëve është zhvilluar në Neë York, në kuadër të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku dy liderët ndodhen atje.

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura në një hotel dhe aty kanë qenë të pranishëm edhe anëtarë të kabinetit qeveritar turk, si ministri i shëndetësisë e tregtisë.

Takimi gjithashtu është njoftuar dhe nga presidenti kosovar, i cili ka shpërndarë një status në rrjetin social “Facebook”.

“Gjatë qëndrimit në Nju Jork, zhvillova një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të përbashkët.

E falënderova presidentin Erdoğan për mbështetjen që Turqia po i jep Kosovës në procesin e rritjes së njohjeve dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me theks të posaçëm në Interpol, me synim për t’i mundësuar Kosovës që të kontribuojë më shumë në rritjen e sigurisë globale.

Gjithashtu, e informova presidentin Erdoğan lidhur me fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast homologu turk shprehu mbështetjen e tij për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme midis dy shteteve”, shkruan Thaçi në Facebook.

Frekuenca.com

Postime te ngjashme