Së shpejti një film dokumentar për jetën dhe karrierën e Lorik Canës

Lorik Cana mbetet legjendë e futbollit shqiptar. Rrugëtimi i tij prej më shumë se 13 vjet me kombëtaren përfundoi pikërisht një vit më parë, në majën e Evropës, në finalet e të parit Evropian për Shqipërinë.

Me ekipin kombëtar, Lorik Cana numëron 93 ndeshje, më shumë se çdo futbollist tjetër shqiptar. Ish-kapiteni ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku zbuloi se së shpejti do të publikohet një film dokumentar për jetën dhe karrierën e tij.

“Është hera e parë që unë flas për këtë dokumentar. Në fakt nuk ka qenë iniciativa ime. Ka qenë gazetari sportiv Andi Deçka ai i cili ka filluar gazetarinë kur unë kam nisur karrierën në Francë. Pasi unë përfundova karrierën ai erdhi dhe më tha se kishte dëshirë të realizonim një film dokumetar.

Ai është munduar të bëjë diçka të mirë, ka shkuar në vendet ku kam luajtur dhe ka folur me njërëz. Ka dalë diçka shumë e mirë dhe kemi menduar ta shfaqim nga fundi i Dhjetorit. Shpresojmë që gjatë mbrëmjes për shfaqjen e parë të dokumentarit ku do të ketë shumë të ftuar të ngrejmë fonde për Fondacionin e bamirësisë.

Këtë trailer të shkurtër ne nuk e kemi shfaqur, e kanë parë vetëm njerëz me të cilët është dashur të punojmë. Besoj është një mundësi e mirë ta shfaqim një fragment sot”, tha Cana.

Postime te ngjashme