Rrebeshë shiu dhe përmbytje, vdesin 15 persona

Shi i madh, përmbytje dhe rrëshqitje të tokës lanë 15 persona të vdekur dhe 50 të zhdukur në Japoninë jugperëndimore, shkruajnë mediat vendase.

Edhe pse me qindra njerëz janë evakuuar nga zonat, përsëri ka qenë e pamundur pasi situata është shumë kritike. Dëmet materiale janë të shumta, pasi ka pasur rrëshqitje të tokës, ç’ka ka bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave emergjente.

Megjithëse Japonia është ndër vendet më të modernizuara të Azisë, zonat rurale goditen rëndë nga shirat e stinës çdo vit, duke lënë pas viktima dhe dëme të shumta materiale./tvklan.al

Postime te ngjashme