Rinovim për shqiptarin, Bardhi impresionon Levanten

Me një klauzolë prej 50 milionë Eurosh dhe një kontratë të përmirësuar deri në vitin 2022, Levante ka kërkuar ti paraprijë merkatos së Janarit duke siguruar një prej lojtarëve më të vlefshëm të ekipit. Skuadra që militon në La Ligën spanjolle prezantoi rinovimin e Enis Bardhit, futbollist shqiptar që mbron ngjyrat e kombëtares së Maqedonisë.

“Te Levante ndihem si në shtëpinë time dhe do të qëndroj për shumë vjet të tjerë. Jam mirënjohës ndaj klubit për mënyrën si më ka trajtuar. Ndeshjet e deritanishme më kanë shtuar vetëbesimin dhe tifozët më mbështetin. Do të mbetem në qytetin e Valencias”, tha Bardhi.

Skuadra e Levantes ka kërkuar në këtë mënyrë ti paraprijë lëvizjeve të merkatos së Janarit, pasi paraqitjet e futbollistit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve europiane. 23-vjeçari i lindur në Shkup, është aktivizuar në 38 ndeshje me Levanten, dhe ka shënuar 10 gola.

Postime te ngjashme