Reklama edhe në WhatsApp

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp do të shfaqë reklama mes statuseve. Chris Daniels, zëvendës presidenti i WhatsApp, tha në një konferencë në New Delhi se reklamat do të jenë burimi kryesorë i të ardhurave për kompaninë dhe një mundësi shumë e mirë për bizneset për të arritur tek njerëzit.

WhatsApp ka më tepër se 1.5 miliardë përdorues në të gjithë botën, por deri tani nuk është vendosur asnjë afat për këtë ndryshim.

Shërbimi i statuseve në WhatsApp është shtuar së fundmi duke u bërë shumë i përdorshëm nga të gjithë duke ju mundësuar kombinime të teksteve, fotove dhe videove në profilin tuaj. Statuset shfaqen tek kontaktet tuaja për 24 orë dhe më pas zhduken.

Gjithçka ka ndryshuar për WhatsApp, qëkur krijuesit e aplikacionit janë larguar dhe tani është në pronësi të Mark Zuckerberg, duke pasur edhe synime të tjera për kompaninë.

Postime te ngjashme