Rama prezanton buxhetin: Rritja ekonomike 4%, nuk jemi të lumtur, por…

Kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e buxhetit te vitit 2018 nga foltorja e Kuvendit, ku sot pritet te miratohet në parim.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka theksuar se “Ashtu si po verifikohet nga shifrat e këtij viti buxheti është ndërtuar i tëri me një përgjegjësi dhe realizëm që ka karakterizuar edhe buxhetin e këtij viti. Rritja ekonomike do të jetë 3.9-4% e gjithë vitit mbi parashikimin fillestar të kryer një vit më parë. Shqipëria sot sipas të gjitha të dhënave ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon, këtë e thotë edhe BE që e vlerëson vendin tonë në konstatimin e vet për uljen e borxhit dhe konsolidimin e financave”- tha Rama.

Sipas tij, për qeverinë këto shifra nuk duan të thonë se njerëzit duhet të duartrokasin qeverinë, apo të ndihen të lumtur. “Ne nuk jemi të lumtur se duam shumë me tepër, dhe jam i bindur se me këtë dokument ne vendosim një bazë të re për të bërë shumë më tepër”- tha ai.

Sipas Rames ne kete buxhet jane ne fokus punesimi dhe shtetberja, nderkohe qe pjese me vete mbetet projekti per Rrugen e Arbrit.

Rama ka theksuar me tej se “shifra e rritjes së të ardhurave në buxhetin e vitit 2018 e cila kap nivelin 28.1% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. Buxheti do financojë një ulje të mëtejshme të nivelit të borxhit publik. Vitin e ardhshëm borxhi do reduktohet në 2.5%. Paketa fiskale përmes reduktimit të pragut të TVSH deri në 2 milionë lekë do nxisë formalizimin e ekonomisë me një kosto të papërfillshme në raport me gjithçka është thënë për biznesin e vogël”.

Postime te ngjashme