Rama në Universitetin Bujqësor: U takon studentëve, nuk mund të ketë më shumë makina sesa njerëz

ramaaaaa

Kryeminsitri Edi Rama nga një takim me profesorë dhe studentë në Universitetin Bujqësor të Tiranë uroi fillimin e ri të vitit akademik.

Rama përmendi ri ngritjen e UBT-së dhe një rikonstruktimi të plotë të ambientit përreth tij.

“Universiteti ju takon studentëve, nuk mund të ketë më shumë makina sesa njerëz në këtë universitet. Ndryshime të mëdha do të vijojnë për të kthyer territorin e këtij universiteti në një oaz”, tha Rama.

“Ky universitet prodhonte vite më parë, prej këtu merreshin eksperimentet dhe implementoheshin tek bujqit. Është kjo ajo që ne duhet të kthejmë.”

“I ka të gjitha mundësitë të bëhet një bazë prodhuese dhe i ka të gjitha potencialet që të bëhet konsulenti më i rëndësishëm strategjik i qeverisë. Ne nuk kemi pse harxhojmë para nga buxheti për të blerë konsulenca në treg” tha Rama.

Postime te ngjashme