Messi ka rënë dakord për një marrëveshje të re me Barcelonën, por kontrata mbetet e panënshkruar, mes pasigurisë mbi të ardhmen e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në “Camp Nou”.
Për 30-vjeçarin interesohet shumë Manchester City, që menaxhohet nga ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola. “Qytetarët” janë shfaqur si një destinacion i mundshëm për yllin argjentinas.
Mino Raiola nuk përfaqëson Messin, por holandezi i lindur në Itali menaxhon emra të tillë të spikatur si Paul Pogba, Romelu Lukaku, Marco Verratti, Henrikh Mkhitaryan dhe Zlatan Ibrahimovic. Ai beson se tashmë është koha e drejtë për një ndryshim te Messi. “Një lojtar si Messi duhet të provojë një tjetër përvojë, me një klub tjetër, dhe të provojë se sa i madh është ai, tha Raiola për “Marca”.
Menaxheri më i fuqishëm në botën e futbollit theksoi se skuadra katalanase duhet të riinventohet përsëri.
Messi është golashënuesi më i mirë i Barcelonës, duke ndihmuar gjigantët katalanas në fitimin e 29 trofeve, duke përfshirë 8 tituj në La Liga dhe 4 kurora të Ligës së Kampionëve.
Raiola, gjithashtu, tregoi pikëpamjet e tij mbi transferimin rekord të Neymar te PSG. Klubi francez aktivizoi klauzolën e lirimit të Neymar prej 222 milionë € për të joshur ndërkombëtarin e Brazilit nga Barça, më parë, në gusht.
“Tregu, si i tillë, nuk ekziston më tani. Ky nuk është futboll, shtoi Raiola. “Por transferimet prej 200 milionë euro do të jenë normale që tani e tutje, nuk do të jetë e çmendur ta shohësh këtë”.
Discussion about this post