Thursday, February 21, 2019
  • Kreu
  • Etika
  • Kontakt
Frekuenca.com
  • Kreu
  • Shqipëria
    • Të gjitha
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë

    Kryemadhi: Kush nuk lë mandatin përfundon në kosh plehrash

    Vemdimi për protestat,Basha paralajmëron protesta në të gjithë qytetet, e mbyll me himnin

    Basha sposton protestën te Kryesia e Kuvendit: Pas meje, të dorëzojmë mandatet

    Protesta/ PD denoncon: AKEP ndërpret sinjalin e celularëve

    Merr flakë makina në Kavajë

    Protesta e opozitës, Rama bën lëvizjen e papritur, ja me kë takohet

    Me shirit të bardhë/ Protestuesit krijojnë kordon para policëve

    U gjet i vrarë në makinë, shoku pranon krimin

    Basha: Sot ditë historike,mandatet i kthehen popullit. Rama u arratis

    • Politikë
    • Kronikë
    • Aktualitet
  • Rajoni
    • Të gjitha
    • Greqi
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Serbi

    Thaçi: Pa marrëveshjen Kosovë-Serbi, mund të destabilizohet mbarë rajoni

    Ndërron jetë hafëzja më e vjetër në Maqedoni

    E thotë shkoqur: Sa të jem unë kryeministër, taksa nuk hiqet

    Haradinaj për Elvana Gjatën: Një nga zërat më të veçantë të muzikës shqiptare

    Fëmija shpëton nënën nga dhuna, arrestohet shqiptari

    Tërmet në shtetin fqinj, ja sa ballë ishte

    Mbahet parada ushtarake për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

    Sejdiu: Pavarësia e Kosovës është fryt i sakrificave të shumë gjeneratave

    Aksidenti në Maqedoni, ja identiteti i shqiptarit nga Kukësi

    • Kosovë
    • Greqi
    • Maqedoni
    • Serbi
  • Analizë

    11 pavarësi e Kosovës, përmes sfidave dhe perspektivës

    Ekskluziviteti i inteligjencës

    Me Maqedoninë e Veriut fitojnë të gjithë!

    A po u vjen fundi vlerave njerëzore? (II)

    Globalizimi 4.0 via Davos-Klosters 2019?! Post eventum

    Qasja e Maqedonisë ndaj FETO-s, test i sinqeritetit

    Kemi nevojë për neo-shqiptarizëm

    “Dua të jap frymën time të fundit teksa lumturoj një person të shtypur”

    “Trump dëshiron të rrënojë pushtetin socialist 20 vjeçar”

  • Bota

    Shkollat islame në Holandë, institucionet më të suksesshme arsimore që prej 5 vitesh

    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    1 mln euro grabitje, kapen ‘skifterët’ që vidhnin vilat

    Shembet një ndërtesë pesëkatëshe, evakuohen banorët

    Nga shpërthimi i zjarrit të paktën 81 të vdekur

    OBI dënon bastisjet izraelite në Aksa

    Shpërthen zjarri në një qendër argëtimi, 6 persona të vdekur

    Rritet tarifa e aplikimit për viza, ja njoftimi i fundit

    Tifozët turq kundër Serbisë: “Serbia është Kosovë”

  • Lifestyle

    E vërteta e hidhur e të punuarit nga shtëpia

    Pasagjeri gjen insekt në ushqim, kompania ajrore kërkon falje

    Jam i lodhur duke parë fytyra femrash të rrethuara nga botoksi

    Epike/ Krijon makinë prej bore, policët ndalojnë për t’i vënë gjobë

    A mund të dëmtojë dëbora makinën tuaj?

    Do të udhëtoni dhe kërkoni dikë t’ ju bëj foto? Ja ku mund ta gjeni

    Ekspertët në Davos: pse duhet punuar më pak

    Ishte 146 kg! Nëna zbulon si humbi gjysmën e peshës në pak muaj

    Shëtitja romantike e pinguinëve në plazh (FOTO)

    • Seriale
    • Show-Biz
  • Teknologji

    Facebook do të krijojë asistentin inteligjent

    Fole keq për Facebook? Pa e ditur mund të kesh përfunduar në listën e zezë

    Amazon ‘godet’ Teslën, ja çfarë bën!

    Revolucion nga WhatsApp, hyrja në grupe vetëm me leje

    Robotët ndërtojnë robotë

    NASA humb kontaktet me mini-satelitët

    Tiranë, aktivitet për sigurinë e fëmijëve në internet

    Facebook dhe Twitter mbyllin llogaritë “antiperëndimore”

    Rritet numri i përdoruesve të Facebook

    • Kuriozitete
  • Shëndeti
    • Të gjitha
    • Receta

    Arrat ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës për diabetikët

    Cilët janë shkaktarët e depresionit?

    Përdorni vajin e hudhrës kundër infeksioneve dhe të ftohtit

    Si të jetosh një jetë të shëndetshme në 12 hapa të thjeshtë

    Mos i nënvlerësoni fasulet

    Receta e ditës/ Tiramisu speciale

    Bukë me mjalt dhe kanellë, zgjidhje ideale për trajtimin e sëmundjeve

    Kjo pije qetëson dhimbjen e fytit

    Këto gabime të vogla që bëjmë na rrezikojnë shëndetin

    • Receta
  • Web Tv

    Persekutimi komunist në Shqipëri i dokumentuar në muze(FOTO+VIDEO)

    Hava Tekgöz, një vajzë 5-vjeçare është shpëtuar nga ndërtesa e rrënuar në Stamboll, pasi qëndroi 18 orë nën rrënoja. Gjatë ditës së djeshme, në anën aziatike të Stambollit u shemb një ndërtesë shtatë katëshe me të paktën 30 banorë brenda saj. ( Zafer Arslan - Anadolu Agency )

    Shpëton mrekullisht 5-vjeçarja/ Qëndroi 18 orë nën rrënoja në ndërtesën e shembur(VIDEO)

    Kërkonin të shisnin Biblën 1200-vjeçare të shkruar me ar mbi lëkurë, arrestohen trafikantët(Foto+Video)

    Ministri Sandër Lleshaj takim në bashkinë e Dropullit, thirrje të rinjve të minoritetit grek që t’i bashkohen policisë

    Lëviznin në korsitë e urbaneve dhe biçikletave, policia ndëshkon drejtuesit e mjeteve (VIDEO)

    Në provincën Amasya, një autobus pasagjerësh u përmbys gjatë udhëtimit nga provinca Ordu e Detit të Zi deri në Stamboll, duke lënë dy të vdekur dhe 35 të lënduar.

 ( Cihan Okur - Anadolu Agency )

    Përmbyset autobusi në autostradë, 2 të vdekur dhe 35 të plagosur

    Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se Ankaraja nuk ka frikë nga kërcënimet e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. ( Cem Özdel - Anadolu Agency )

    Çavuşoğlu: Turqia nuk trembet nga kërcënimet

    Universiteti i Tiranës thirrje studentëve t’i rikthehen procesit mësimor (FOTO+VIDEO)

    Shqipëria e mbuluar nga dëbora. Ja gjendja në qytetet më kryesore

No Result
View All Result
Frekuenca.com
Home Analizë

Qasja e Maqedonisë ndaj FETO-s, test i sinqeritetit

January 31, 2019
in Analizë
0

Lexo edhe

11 pavarësi e Kosovës, përmes sfidave dhe perspektivës

February 15, 2019

Ekskluziviteti i inteligjencës

February 12, 2019

Nga Admir Fazlagikj

Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka publikuar listën e mediave të cilave u janë ndarë mjete financiare nga Programi për Mbështetjen e Shtypjes dhe Shpërndarjes së Mediave të Shtypura për vitin 2018.

Për marrje të mjeteve nga Qeveria e Maqedonisë kanë aplikuar 13 media, prej të cilave 11 kanë marrë mbështetje financiare. Në mesin e tyre është edhe gazeta “Zaman Maqedoni”, e cila është e lidhur me organizatën terroriste FETO, që qëndron pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit 2016, nga e cila u vranë 251 njerëz dhe rreth 2.200 u plagosën.

Organizata terroriste FETO qëndron prapa një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë për ndarjen e mjeteve financiare një gazete të afërt me organizatën terroriste FETO u përfol fuqishëm në vend dhe rajon dhe shkaktoi reagime të shumta negative në mesin e partive turke politike në vend dhe organizatave të shoqërisë civile turke. Reagime kishte edhe nga qytetarët e Maqedonisë, nga komunitetet e ndryshme etnike, të cilët në rrjetet sociale shprehën pakënaqësinë për faktin se Qeveria e Maqedonisë ka mbështetur financiarisht një gazetë të lidhur me organizatën terroriste FETO, duke theksuar se populli i Maqedonisë dhe ai i Turqisë janë popuj miqësor që ushqejnë marrëdhënie tepër të mira.

Ambasada e Turqisë në Shkup reagoi duke rikujtuar marrëdhëniet tradicionalisht të mira midis dy vendeve dhe mbështetjen që Turqia ia ofron Maqedonisë në fusha të ndryshme.

Informacionet rreth strukturave të organizatës terroriste FETO ka qenë të njohura për opinionin në Maqedoni dhe institucionet relevante për një kohë të gjatë.

Që nga tentativa e dështuar për grusht shteti në Turqi, kur puçistët e FETO-s u përpoqën të rrëzonin qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime të Turqisë, lufta kundër këtij problemi dhe nevoja për ta zgjidhur atë vazhdimisht janë diskutuar.

Duke folur për AA, Robert Popovski, ministër pa resor në qeveri përgjegjës për Komunikim, Llogaridhënie dhe Transparencë, u pyet se pse në listën e gazetave që kanë marrë mbështetje financiare nga Qeveria e Maqedonisë gjendet një gazetë e lidhur me organizatën terroriste FETO, duke pasur parasysh se në disa raste vetë zyrtarë të Qeverisë së Maqedonisë, përfshirë kryeministrin Zoran Zaev, kanë theksuar se Maqedonia mbështet Turqinë kundër kësaj organizate terroriste.

Ministri Popovski tha se kriteret për dhënien e mbështetjes për mediat e shtypura në vend janë përgatitur së bashku me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, Shoqatës së Mediave të Shtypura dhe janë të specifikuara në mënyrë të qartë, duke shtuar se mundësi për të marrë pjesë në këtë konkurs kanë pasur të gjitha mediat e shkruara që botohen në Republikën e Maqedonisë.

“Unë kurrë nuk do të bëja dallim se cili çfarë medie është, derisa nuk është dorëzuar diçka zyrtare. Ju thoni se shumë njerëz kanë folur, por të dhëna apo ndonjë letër zyrtare nuk ka arritur tek unë nga asnjë palë. Për këto arsye, nuk është specifikuar qartë nëse dikush është në ndojë listë ose jo. Qeveria dhe unë nuk kemi informacion nga asnjë palë. Ndoshta është komentuar, spekuluar, ndoshta në Turqi kjo është shpallur publikisht, por asnjë shkresë nuk ka arritur te ne. Për këto arsye, të gjitha mediat e shkruara që konkurruan morën mbështetjen e qeverisë”, tha Popovski.

I pyetur nëse do të merren parasysh reagimet e Ambasadës së Turqisë në Maqedoni dhe ato të partive politike turke dhe organizatave të shoqërisë civile që kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me vendimin për ndarjen e mbështetjes financiare nga qeveria për gazetën e lidhur me FETO-n, Popovski tha:

“Gjithmonë do të merret parasysh çdo reagim. Ne jemi të hapur për ta diskutuar këtë me shoqatat dhe komunitetet e gazetarëve. Qeveria nuk vepron vetëm dhe ne do ta shqyrtojmë këtë çështje. Do të merret në konsideratë absolutisht”, tha Popovski.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Mlladen Çadikovski, i pyetur në lidhje me rastin, tha se ai nuk e di se cilat media janë të përfshira në projekt, sepse, siç u shpreh ai, përfshirja e mediave ishte një procedurë e cila ka kërkuar plotësimin e kritereve të caktuara. Në lidhje me atë nëse do të merren parasysh reagimet kundër kësaj mbështetjeje financiare për gazetën e lidhur me FETO-n, Çadikovski tha se në qoftë se deri tek ata arrin ndonjë kërkesë, ajo do të shqyrtohet pavarësisht nga cili institucioni vjen dhe se bordi drejtues i SHGM-së do të marrë vendim, duke vënë në dukje se ata “janë në anën e gazetarëve në të gjitha situatat”.

– Deklarata nga përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë në mbështetje të Turqisë kundër organizatës terroriste FETO

Për sa u përket deklaratave të mëparshme, duhet theksuar se përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë në mënyrë të përsëritur kanë thënë se Maqedonia mbështet luftën e Turqisë kundër FETO-s, por përveç deklaratave të mbështetjes, ende nuk është hedhur asnjë hap konkret në këtë drejtim.

Përkundrazi, siç mund të shihet, Qeveria e Maqedonisë i jep mbështetje financiare në vlerë prej 903.092 denarësh (rreth 14.670 euro) gazetës “Zaman Maqedoni”, e cila është e njohur për lidhjen e saj me FETO-n.

Në këtë kontekst është edhe deklarata e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë kremtimit të Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke më 21 dhjetor të vitit 2017, kur ai tha se Maqedonia mbështet luftën e Turqisë kundër organizatës terroriste FETO.

“Dy vendet tona nuk kanë çështje të hapur. Maqedonia mbështet Turqinë kundër organizatës terroriste FETO dhe ne do ta dëshmojmë këtë me miqësinë tonë në të ardhmen”, ishte shprehur Zaev.

Me këtë rast, Zaev gjithashtu kujtoi se nga Republika e Turqisë, si një anëtare e NATO-s, Maqedonia vazhdimisht merr përkrahje të pakursyer dhe të plotë për arritjen e aspiratave të saj.

Zaev tha se Turqia është ndër donatorët më të mëdhenj të pajisjeve për Armatën e Republikës së Maqedonisë, duke thënë se qeveria e ka pranuar marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak financiar ndërmjet Ministrive të Mbrojtjes të Maqedonisë dhe Turqisë, e cila parasheh mbështetje me vlerë prej 1,5 milion dollarësh nga Turqia për Maqedoninë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, gjatë një vizite të fundit zyrtare në Turqi, në një konferencë të përbashkët për media me homologun turk Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Maqedonia fuqimisht qëndron në anën e Turqisë në luftën e rëndësishme kundër terrorizmit.

“Maqedonia çdo herë do të vazhdojë të jetë pranë Turqisë në luftën e saj me terrorin. Në këtë kontekst, edhe në kuadër të detyrimeve tona kombëtare edhe ndërkombëtare, kemi edhe dëshirë edhe vullnet politik për t’i ndihmuar Turqisë”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, shefi i diplomacisë maqedonase gjatë vizitës në Ankara, marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Turqisë i quajti me një fjalor jodiplomatik, siç tha ai vetë, duke theksuar se ato janë “romantike”.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë aq të afërta, aq të mira, saqë nuk ndikohen shumë nga ideologjitë aktuale politike. Ato janë të rrënjosura thellë te njerëzit, bizneset dhe qytetarët e dy vendeve”, kishte deklaruar Dimitrov, duke shtuar se të dy vendet mund të bëjnë edhe më shumë përmes fokusimit dhe vendosjes së prioriteteve.

– Mbështetja e Turqisë për Maqedoninë për qëllime strategjike, anëtarësim në BE dhe NATO

Dihet mirë se Turqia mbështet Maqedoninë në qëllimet e saj strategjike, anëtarësimin në BE dhe NATO.

Që nga pavarësia e Maqedonisë, Turqia e njeh vendin me emrin e saj kushtetues dhe në të gjitha dokumentet e NATO-s në të cilat nuk është përmendur emri kushtetues, nga Turqia me një fusnotë është theksuar se ky vend e njeh Maqedoninë me emrin e saj kushtetues – Republika e Maqedonisë.

Po ashtu, lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjes rreth emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, Turqia mirëpriti ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, në kuptimin se është hequr pengesa përpara anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

– Marrëdhëniet e gjata strategjike midis Maqedonisë dhe Turqisë

Në lidhje me marrëdhëniet miqësore dhe strategjike midis Maqedonisë dhe Turqisë, në një intervistë për AA në korrik të vitit të kaluar kishte folur edhe Stevo Pendarovski, koordinatori kombëtar i Maqedonisë për NATO-n.

“Gjatë 27 viteve të fundit, nga pavarësia jonë Turqia gjithmonë ka dhënë mbështetje të pakushtëzuar në cilindo institucion ndërkombëtar. Nuk thonte ‘ne do t’ju mbështesim, por kërkojmë një kthim’, asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Nëse bëhet një krahasim në kuptimin e partnerëve tanë strategjik, të tipit të tillë të mbështetjes standarde dhe të vazhdueshme, përfshirë edhe SHBA-të, Turqia me siguri është në krye të listës, e cila edhe më konsekuente se SHBA-të, në të gjitha këto vite ka dhënë mbështetje dhe nuk ka patur asnjë mendim nëse duhet apo jo të bëhet pavarësisht se kush ka qenë në pushtet në Turqi”.

Megjithatë, përveç lëvdatave rreth marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në aspektin e përkrahjes së Turqisë për qëllimet strategjike të Maqedonisë, nuk ka aspak masa të marra në lidhje me kërkesat e Turqisë për luftën kundër organizatës terroriste FETO, e cila ka rezultuar të jetë kërcënim jo vetëm për sigurinë e Turqisë, por edhe për të gjitha vendet në të cilat ajo është e pranishme me strukturat e saj.

– Projektet e shumta të institucioneve turke në Maqedoni

Nga ana tjetër, vlen të theksohet fakti se Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), e cila në Maqedoni vepron që nga viti 2005, ka realizuar mbi 900 projekte në fusha si arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore.

Qendra kulturore turke, Instituti Yunus Emre – Shkup, organizon aktivitete të ndryshme kulturore dhe shkencore, duke përfshirë kurse në gjuhën turke, në të cilat marrin pjesë anëtarë të shumta të Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe personalitete të shumta nga sektori publik.

Përveç politikës dhe kulturës, në mesin fushave të mbështetura gjendet edhe sporti, sferë në të cilën kompanitë turke në Maqedoni vazhdimisht u japin mbështetje klubeve sportive, veçanërisht në basketboll.

Krahas marrëdhënieve të mira mes vendeve në nivelin politik, ekonomik dhe kulturor, edhe populli i Turqisë dhe ai i Maqedonisë ushqejnë respekt të ndërsjellë dhe konsiderohen si popuj vëllazëror, duke pasur parasysh vlerat e shumta të përbashkëta kulturore dhe historike dhe afërsinë që buron nga bashkëjetesa e gjatë në hapësirat e Ballkanit.

Organizata terroriste FETO me përpjekjen e saj të pasuksesshme për grusht shteti në Turqi në vitin 2016 u shkaktoi dhimbje të gjithë atyre njerëzve të pafajshëm të cilët dolën për të mbrojtur atdheun e tyre nga puçistët dhe për ta ruajtur atë, me ç’rast mijëra njerëz u plagosën dhe qindra u vranë.

Këta qytetarë të Turqisë, si dhe qytetarë të shumtë nga komuniteti turk në Maqedoni, besojnë se me çdo lloj mbështetjeje për terroristët e FETO-s, u shkaktohet dhimbje plagëve të tyre ende të pashëruara nga akti tradhtar, por në të njëjtën kohë vë në pyetje miqësinë e sinqertë dhe qasjen vëllazërore ndaj shtetit dhe popullit turk, të cilët gjithmonë kanë mbështetur pa kushte Maqedoninë dhe qytetarët e saj, në të gjitha fushat e rëndësishme të jetës së përditshme.

Nga të gjitha këto arsye të përmendura, populli turk në Maqedoni dhe qytetarët e Turqisë, presin qasje serioze të institucioneve të Maqedonisë në lidhje me luftën kundër organizatës terroriste FETO.

Të vetëdijshëm për faktin se Turqia mbështet Maqedoninë nga ditët e para të pavarësisë në vitin 1991, shtetasit turq dhe institucionet zyrtare presin që hapat për luftimin e terrorizmit të korrespondojnë me deklaratat e politikanëve të lartë të Maqedonisë, të cilët e kanë quajtur Turqinë vend mik dhe vëllazëror, në kuptimin që “armiku i mikut tim është edhe armiku im”.AA

Share2Tweet1ShareSendSend
Previous Post

Valdet Rama transferohet te Kukësi

Next Post

Të vërtetat për mbrojtjen e syve tuaj

Related Posts

Kryesore

Kryemadhi: Kush nuk lë mandatin përfundon në kosh plehrash

February 21, 2019
Bota

Shkollat islame në Holandë, institucionet më të suksesshme arsimore që prej 5 vitesh

February 21, 2019
Kryesore

Vemdimi për protestat,Basha paralajmëron protesta në të gjithë qytetet, e mbyll me himnin

February 21, 2019
Show-Biz

Rudina Magjistari zë ngushte Klea Hutën: Të kujtohet kur më gënjëve

February 21, 2019
Bota

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

February 21, 2019
Shëndet

Arrat ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës për diabetikët

February 21, 2019
Lexo më shumë
Next Post

Të vërtetat për mbrojtjen e syve tuaj

No Result
View All Result

LAJMET E FUNDIT

Kryemadhi: Kush nuk lë mandatin përfundon në kosh plehrash

February 21, 2019

Shkollat islame në Holandë, institucionet më të suksesshme arsimore që prej 5 vitesh

February 21, 2019

Vemdimi për protestat,Basha paralajmëron protesta në të gjithë qytetet, e mbyll me himnin

February 21, 2019

Rudina Magjistari zë ngushte Klea Hutën: Të kujtohet kur më gënjëve

February 21, 2019

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

February 21, 2019

Lajmet më të lexuara

  • Sonte në "Xhenet"/ Njerëzit e Kajas i presin frenat e makinës Melisës, Selim i propozon martesë Xhenetit, Sonte në “Xhenet”/ Njerëzit e Kajas i presin frenat e makinës Melisës, Selim i propozon...
  • Protesta e opozitës, Rama bën lëvizjen e papritur, ja me kë takohet Protesta e opozitës, Rama bën lëvizjen e papritur, ja me kë takohet
  • Sonte në "Bixhoz me Dashuri"/ Shivai dhe Anika kanë një plan të fshehtë për ditën e dasmës Sonte në “Bixhoz me Dashuri”/ Shivai dhe Anika kanë një plan të fshehtë për ditën e dasm...
  • Sonte në “Çukur”/ Jamaç shkon të bisedojë përsëri me psikologen e Senes. Çfarë do t’i thotë ajo kësaj here? Sonte në “Çukur”/ Jamaç shkon të bisedojë përsëri me psikologen e Senes. Çfarë do t’i thotë ajo kësa...
Frekuenca.com

Rruga e Bogdanëve, Pallati “Bimbashëve”, Tirana / Albania

Mail:[email protected]

Mail:[email protected]

Cel: 0699352015

Na ndiqni në rrjetet sociale:

Kryemadhi: Kush nuk lë mandatin përfundon në kosh plehrash

February 21, 2019

Shkollat islame në Holandë, institucionet më të suksesshme arsimore që prej 5 vitesh

February 21, 2019

Vemdimi për protestat,Basha paralajmëron protesta në të gjithë qytetet, e mbyll me himnin

February 21, 2019
  • 21.5k Fan
  • 9.5k Follower
  • Kreu
  • Etika
  • Kontakt

© 2018 - Instant Digital Agency.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Shqipëria
    • Politikë
    • Kronikë
    • Aktualitet
  • Rajoni
    • Kosovë
    • Greqi
    • Maqedoni
    • Serbi
  • Analizë
  • Bota
  • Lifestyle
    • Seriale
    • Show-Biz
  • Teknologji
    • Kuriozitete
  • Shëndeti
    • Receta
  • Web Tv

© 2018 - Instant Digital Agency.

WhatsApp Na shkruani në WhatsApp