“Problemi më i madh për Sirinë, moçali terrorist në lindje të Eufratit”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan para nisjes në New York mbajti një konferencë për media në Aeroportin Ataturk në Stamboll.

Në lidhje me fjalimin e tij që do të mbajë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti Erdoğan tha se “Në fjalimim tim do të vë theksin në krizat njerëzore dhe do të bëj thirrje për gjetjen e zgjidhjeve për këto probleme që i lëndojnë thellë ndërgjegjet”.

Erdoğan shtoi se problemi më i madh për të ardhmen e Sirisë është moçali terrorist në lindje të Eufratit, i cili po rritet nën kujdesin e aleatëve.

Ndërkaq duke folur për sulmin terrorist në Iran, Erdoğan tha se “Aktualisht ne ende nuk mund të dimë se çfarë ka apo nuk ka në përmbajtjen e tij, por duke filluar nga mbrëmë e dimë se kanë humbur jetën 29 persona dhe se ka një numër shumë të madh të të plagosurve. Në një situatë të tillë po rriten edhe më shumë ndjeshmëritë në rajon”.

Në lidhje me atë se do të takohet apo jo me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, Erdoğan tha se “Do ta shqyrtojmë nëse vjen ndonjë kërkesë nga pala amerikane. Për momentin nuk bëhet fjalë për asgjë”.

Presidenti Erdoğan po ashtu njoftoi se hapja e aeroportit të ri në Stamboll do të bëhet më 29 tetor.AA

Postime te ngjashme