“Prerje damarësh?”/ Ja çfarë ndodhi dje në regjistrimet e “Hell’s Kitchen”

Pasditen e djeshme teksa xhirohej emisioni “Hell’s Kitchen” në Top Channel u bë me dije se kish ndodhur një incident i rëndë, pasi njëri nga konkurentët nuk e kishte pranuar dot humbjen dhe kish prerë damarët.

Menjëherë ky lajm mori dhenë nëpër portale, duke u shkruar se në “Hell’s Kitchen” ka pasur “prerje damarësh” dhe se gjaku ka mbuluar vendin.

Lidhur me këtë më pas ka reaguar Renato Mekolli, duke thënë se ka ndodhur një incident dhe se ka patur gjak, por jo dicka madhore sa u ekzagjerua në tituj dhe lajme të ndryshme.

Më tej Mekolli ka thënë se gjithçka do të shihet në trasmetimin e sotëm.

Frekuenca.com

Postime te ngjashme