Policia izraelite plagosi imamin e Al-Aksës

Policia izraelite plagosi imamin e Al-Aksës

Policia izraelite gjatë sulmit pas namazit të jacisë ka plagosur imamin e kompleksit të Al-Aksës, Ekrima Sa’id Sabri.

Forcat izraelite të sigurisë fillimisht sulmuan besimtarët të cilët falnin namazin e jacisë afër hyrjes në Al-Aksës, e më pas edhe imamin, i cili edhe u plagos.

Forcat izraelite sulmuan palestinezët të cilët me faljen e namazit të jacisë para hyrjes në kompleksin fetar protestonin vendimin e Izraelit për vendosjen e detektorëve të metalit në hyrje të Al-Aksës.

Pjesëtarët e forcave izraelite me përdorimin e forcës së tepruar tentuan të shpërndajnë besimtarët e tubuar, në mesin e të cilëve gjendej edhe imami i Al-Aksës, i cili më pas u plagos me plumb gome.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze konfirmoi se imami Sabri është transferuar në spitalin al-Makassed që ndodhet në Jerusalemin Lindor.

Ende askush nga mjekët nuk ka folur zyrtarisht për gjendjen shëndetësore të imamit të Al-Aksës. 

Gjysmëhëna e Kuqe shtoi se në sulmin e njëjtë në hyrje të Al-Aksës janë plagosur një numër i madh i personave, në mesin e të cilëve ka persona me lëndime të rënda.

Forcat izraelite të sigurisë të hënën, pas katër ditëve, hoqën ndalesën për hyrje në Qytetin e Vjetër në Jerusalemin Lindor, por tensionet e larta në kërë rajon ende vazhdojnë.

Banorët lokalë muslimanë në kompleksin e Al-Aksës nuk kanë mundur të hyjnë nga e premteja deri të hënën, ndërsa forcat izraelite të dielën në hyrje të kompleksit vendosën pika shtesë kontrolluese përmes detetekrorëve të metalit. 

Palestinezët lokalë protestuan për këtë dhe refuzuan të hyjnë në kompleks, por namazet i kryenin para saj. 

Kriza eskaloi të premten në mëngjes kur policët izraelitë vranë tre palestinezë para dhe brenda kompleksit të Al-Aksës, ndërsa kjo rezultoi me rrëmujë masive në të cilën u lënduan më shumë persona, mes të cilëve edhe dy policë izraelitë të cilët humbën jetën rrugës për në spital. 

Policia izraelitë më pas urdhëroi mbylljen e kompleksit të Al-Aksës, ndërsa palestienzët për herë të parë pas okupimit të vitit 1967 namazin e xhumasë e falën jashtë mureve të Qytetit të Vjetër. (AA)

Postime te ngjashme