Përplasën për vdekje babë e bijë, pranga ish-kryetarit të Komunës dhe shoferit tjetër

Një aksident i rëndë ndodhi pasdite e djeshme në qytetin e Korçës, ku mbetën të vdekur nga përplasja e një makine babë e bijë. Sipas informacioneve mësohet se shtetasi Sokol Hoxha, ishte në trotuar bashkë më te bijën  vetëm 6 vjeçe kur u përplas për vdekje.

Më tej mësohet se njërën nga makinat e drejtonte Petrit Kupe, dhe makinën tjetër Lorenc Pallashi, të cilët sot janë vënë në pranga.

Petrit Kupe është ish-kryetari i Komunës së Libonikut, tashmë është administrator i Ujësjellës Kanalizime në Maliq.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak datë 08.11.2018, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • Petrit Kupe, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas, si edhe
  • Laurenc Pallashi, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Arrestimi i tyre u bë pasi në unazën e qytetit të Korçës, duke drejtuar respektivisht mjetin tip “Volksëagen” me targa AA837JU dhe mjetin tip “Benz” me targa AA831AA, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga rruga, duke sjellë si pasojë, vdekjen e shtetasit S.H, 32 vjeç dhe të vajzës së tij shtetases P.H, 6 vjeçe, banues në Korçë, të cilët kanë qenë duke ecur në trotuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3  i Kodit Penal.

Frekuenca.com

Postime te ngjashme