Parashikimi i motit për nesër, e premte 9 Nëntor

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare DOMINOJNE gjatë gjithë ditës në territorin shqiptar PERJASHTUAR orët e mesditës në ekstremet Veri – Verilindje, ku do të ketë zhvillim të vranësirave lokale dhe mundësi për shira të izoluar. Pasditja dhe orët vijuese VIJOJNE kryesisht në kushtet e motit të kthjellët me vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit ULEN lehtë gjatë mëngjesit POR mesdita sjell rritje me 2 – 3 °C të vlerave termike, duke u luhatur nga 7 – 24 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veri-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.

Frekuenca.com

Postime te ngjashme