Panuçi: Meritonim fitoren, ja pse nuk e aktivizova Hysajn

Trajneri i kombetares Kristian Panuçi foli për mikrofonin e “RTSH” pas ndeshjes me Jordaninë, ndërsa u shpreh se Shqipëria meritonte të fitonte takimin.

E dominuam takimin, por loja nuk ishte brilante…

Kemi pasur 5-6 raste për të shënuar. Kur gjendesh përballë skuadrës që mbrohet. U rreshtuan 10 lojtarë për të mbrojtur. Ramë në konfuzionin e skuadrës që mbroheshe. Gjithsesi, e merituam fitoren.

Eksperimentet…

Katër ditë për tu rikuperuar shkojnë mirë. U kushtëzuam pak edhe nga dëmtimet, si Mihaj e Ramadani, por as Gjimshiti nuk mendohej të luante 90 minuta. Gjithsesi, kemi disa ditë kohë për tu rikuperuar.

Pse nuk luajti Hysaj? E keni mbajtur fjalimin me lojtarët, cila ka qenë përgjigjja?

Preferuam më shumë që të punonte. Vjen nga një muaj shumë i ngarkuar ashtu si dhe Basha me Memushajn. Ka pasur ngarkesë të madhe. Vendosa të mos luaj për këtë arsye. Për sot nuk mund t’iu them asgjë për lojtarët. Kanë qenë serioz, dhanë gjithçka. Më vjen keq që nuk shënuam edhe pse krijuam shumë.

Përdorët 2 skema, cila u pëlqeu më shumë?

Me mbrojtjen me 3, ishim më pak të sforcuar. Por dëmtimet në kushtëzuan dhe ndryshuam skemën në pjesën e dytë. Kur luajmë me katër, jemi më të familjarizuar dhe bëmë shumë mirë.

Për sulmin…

Uzuni bëri ndeshje shumë të mirë, ka kualitete të mëdha. Edhe Grezda bëri shumë mirë. Kishim raste, çka është pozitive. Paraqitja e sotme na bën optimistë për ndeshjen në Izrael./Panoramasport.

 

Postime te ngjashme