Një ditë para protestës, Basha mbledh aleatët në selinë blu

Një ditë para mbajtjes së protestes qe ka thirrur opozita perpara Kryeministrisë ditën e shtunë, pritet nje takim i kreut te PD Lulzim Basha me aleatët në seline blu.

Kryedemokrati Basha do të mbledhë aleatët në orën 12:00 në selinë blu, ndërsa mësohet se është njoftuar dhe policia për orën e fillimit të protestës.

Kërkesa për protestën e opozitës i është drejtuar policisë së Tiranës nga Sekretari Organizativ i PD, Enno Bozdo

Pritet qe policoja te publikoje masat per bllokimin e rrugeve dhe oraret.

Lideri i demokrateve ka deklaruar se opozita ka një strategji për protestën e së shtunës dhe një hallkë e rëndësishme është edhe reagimi i qytetarëve.

Postime te ngjashme