Ngjarja në Mat kthehet në masakër, vdes në spital i treti

Punonjësi i tretë i Bashkisë Mat që mbeti i plagosur pas një konflikti në fshatin Shëlli të njësisë Macukull në Mat ka ndërruar jetë në spital. Ai është shtetasi Hamit Buçi.

në përditësim…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mat, ku pas një konflikti që dyshohet për motive pronësi u vranë me armë zjarri tre punonjës së bashkisë.

Sipas të dhënave zyrtare punonjësit Mentor Hoxha, Erzen Alija, Astrit Hani dhe H.Buçi kishin shkuar për të hapur një rrugë në fshatin Shëlli.

Ata kanë pasur një konflikt me një banor të fshatit që ka qëlluar drejt tyre me automatik. Në vend ka mbetur i vrarë Mentor Hoxha, ndërsa rreth 2 orë më pas ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës edhe Erzen Alija. Policia ka arrestuar në kohë rekord autorin e sulmit me armë, 51-vjeçarin Kujtim Koxha.

NGJARJA GJATË DREKËS
Ndërsa kanë qenë duke punuar për hapjen e rrugës punonjësit janë konfliktuar me shtetasin Kujtim Koxha. Por sherri verbal ka zgjatur disa minuta më pas Koxha është larguar. Punonjësit janë ulur për të ngrënë drekë në një lokal të vogël të zonës.

Ndërsa kanë qenë duke drekuar, autori i dyshuar Kujtim Koxha është kthyer me një automatik rreth orës 14:00 dhe ka qëlluar drejt tyre duke vrarë në vend Mentor Hoxhën dhe plagosur tre të tjerët. Erzen Alija dhe H. Buçi u transportuan në Spitalin e Traumës në kryeqytet për mjekim më të specializuar. Rreth 2 orë pasi u qëllua me automatik Erzen Alija ndërroi jetë në spital.

ARRESTIMI 
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 në fshatin Shëlli, ndërsa rreth orës 16:20 policia mundi të kapë dhe arrestojë autorin e dyshuar.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Postime te ngjashme