Neymar sheh nga Botërori; do të operohet dhe do të mungojë 2 muaj

Neymar ka marrë vendimin për dëmtimin e tij, që përkeqësoi kyçin e këmbës dhe përplasi “metatarsalin” e pestë të këmbës së djathtë.

Ky lëndim erdhi të dielën, kundër Marseille, në klasiken e Ligue 1, para sfidës së kthimit të 1/8 finale të Ligës së Kampioneve me Real Madridin.

Sipas “Globoesporte” në Brazil, braziliani i PSG-së ka vendosur t’i nënshtrohet një operacioni, kështu që do të jetë jashtë fushave për dy muajt e ardhshëm.

Në këtë mënyrë, transferimi rekord botëror në futboll prej 222 milionë eurosh, nuk do të jetë në gjendje të përballet me Real Madridin më 6 mars dhe do të rikthehet në fushat e lojës në muajin maj, një muaj para fillimit të Kupës së Botës.

Pra, do të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën e tij në ndeshjet e fundit të Ligue 1 dhe Champions-it, nëse PSG-ja do të mbijetojë më tej në kompeticionin më të rëndësishëm për klubet në Europë. Vendi ose mjeku, i cili do të kryejë operacionin, ende nuk është vendosur.

Postime te ngjashme