Ndodh çudia në Elbasan, hapni sy e veshë (VIDEO)

Ditët me diell të muajit tetor dhe nëntor kanë bërë që në qytetin e Elbasanit ndoshta për herë të parë të prodhojë fruti tropikal i bananes. Qytetari që e ka mbjellë është i ndërgjegjshëm se temperatura të tilla nuk janë aspak të favorshme për kulturat e tjera, por i gëzohet faktit se në oborrin e tij frutet e bananes rriten dita- ditës.

Leonard Idrizi, qytetari në fjalë tregon se si fillim u duk shumë e çuditshme që kjo bimë po prodhon, por më pas për ta u kthye në kënaqësi pasi afër tyre ndodhet dhe një kopësht.

Nga ana tjetër ai rrëfen se prodhimi i bananes, i këtij fruti tropikal në Elbasan ka ardhur si pasojë e “keqtrajtimit” të natyrës apo globit. Dëmtimi i globit sipas tij po sjell dhe plot të këqija.

Në këtë mënyrë Elbasani rënditet qyteti i parë në Shqipëri, ku u prodhua fruti tropikal i bananes.

Frekuenca.com

Postime te ngjashme