Mos i ndani nga tavolina, mjekësia kineze këto fara i përdor si ilaç

A e dinit se susami që përdoret për të dekoruar bukën dhe ëmbëlsirat ka dobi të shumta?

Fara e susamit është shumë e dobishme për shumë sëmundje.
Ja cilat janë vetitë e tij…

– Në sajë të yndyrnave të pangopura që përmban, duke pastruar enët e gjakut ul nivelin e kolesterolit të keq. Në këtë mënyrë, bën që enët e gjakut që shkojnë në zemër të jenë më të shëndetshëme. Redukton rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve arteriale dhe prekjes nga paraliza.
– Susami i zi në brendësi të tij përmban mjaft substanca hekuri. Kjo substancë duke shërbyer në rritjen e qelizave të cilat formojnë gjakun dhe duke eliminuar rrezikun e anemisë, ndihmojnë në zvogëlimin e uljes së ndjenjës së lodhjes dhe dobësisë.
– Susami përmban substancën Phytatin ose thënë ndryshe komponentë anti-kancerozë. Fara e susamit nëse konsumohen rregullisht, zvogëlojnë qelizat tumorale kolorektale.
– Ky ushqim i cili gjithashtu është i pasur me fibra, duke lehtësuar tretjen largon toksinat në zorrë. Gjithashtu ndihmon në humbjen e peshës.
– Gjithashtu është e njohur se susami është i dobishëm për shëndetin oral dhe dentar. Vecanërisht nga hulumtimet e bëra eshtë zbuluar se vaji i tij është i dobishëm për zbardhjen e dhëmbëve.
– Vaj i susamit është efektiv në rinovimin e lëkurës dhe flokëve dhe zvogëlimin e përqindjes së qelizave të vdekura.
– Në mjekësinë tradicionale kineze njihet se është efektiv në heqjen e toksinave në mëlçi dhe rinovimin e qelizave të dëmtuara në sy.

Frekuenca.com

Postime te ngjashme